Rubens
6 muaj më parë
Kjo klinik esht super e paster. Cdo cep esht i rregullt dhe higjiena ndihet qe ne momentin e pare. Mjeket punojne me shum kujdes dhe te sqarojne cdo hap.
Njihuni me hapësirën, njerëzit dhe vlerat që qëndrojnë pas çdo buzëqeshjeje që rikthejmë.

10+
vite eksperiencë
5000+
pacientë të trajtuar
12
shërbime dentare
5.0
vlerësim në Google
Në zemër të Elbasanit, Dental Land është krijuar si një hapësirë ku kujdesi dentar takohet me standardet moderne dhe përkushtimin profesional.
Dental Land është më shumë se një klinikë dentare — është një vend ku kujdesi, përkushtimi dhe profesionalizmi bashkohen për të krijuar buzëqeshje që zgjasin.
Në një ambient modern dhe mikpritës në Elbasan, ofrojmë gjithçka: nga higjena profesionale, terapia dhe endodoncia, deri tek kirurgjia orale, implantologjia, trajtimet ortodontike fikse dhe me maskerinat transparente, si dhe dentistria estetike me fasetat Emax dhe zbardhimet profesionale.
Çdo ditë, stafi ynë ju pret me buzëqeshje dhe ju shoqëron në çdo hap — nga konsultimi i parë deri tek trajtimi i personalizuar. Me grafinë panoramex dhe skanerin 3D, çdo analizë është e saktë dhe çdo plan trajtimi përshtatet plotësisht për ju.
Çdo trajtim realizohet me kujdes dhe vëmendje, duke synuar jo vetëm rezultat estetik, por edhe mirëqenie e vetëbesim. Çdo buzëqeshje që rikthehet është rezultat i kujdesit, sigurisë dhe ngrohtësisë sonë.

Skanim dixhital 3D i dhëmbëve

Klinika jonë në Elbasan

Precizion në çdo procedurë
Për ne, çdo buzëqeshje ka vlerë dhe çdo pacient ka historinë e tij. Prandaj, qasja jonë është e ndërtuar mbi dëgjimin, kuptimin dhe trajtimin e personalizuar. Nga momenti që hyn në klinikë, synimi ynë është të krijojmë një ndjenjë sigurie dhe rehatie, ku çdo hap i trajtimit shpjegohet me kujdes dhe transparencë. Duke kombinuar teknologjinë moderne me një qasje njerëzore, ne sigurohemi që çdo procedurë, nga më e thjeshta deri tek më kompleksja, të jetë një eksperiencë sa më e lehtë dhe pozitive për pacientin.

Pacienti gjithmonë në qendër
Misioni ynë është të sjellim kujdes dentar të avancuar dhe të besueshëm, duke vendosur në qendër gjithmonë pacientin dhe nevojat e tij. Ne synojmë të rikthejmë buzëqeshjen natyrale dhe vetëbesimin, përmes trajtimeve cilësore, teknologjisë bashkëkohore dhe një përkushtimi që ndihet në çdo detaj. Sepse për ne, suksesi matet me buzëqeshjen që pacientët marrin me vete kur largohen nga Dental Land.

Nga kontrolli rutinë deri te implantologjia e avancuar — gjithçka për shëndetin e buzëqeshjes suaj, nën një çati.
Njihuni me ekipin që kujdeset për buzëqeshjen tuaj — profesionistë të përkushtuar, çdo ditë pranë jush.

Kirurgji Orale · Implantologji · Protetikë

Kirurgji Orale · Implantologji · Protetikë

Ortodonci

Terapi · Pediatri

Recepsioniste

Asistente

Infermiere

Infermiere
12 arsye pse mijëra pacientë na besojnë buzëqeshjen e tyre — kliko secilën për të mësuar më shumë.
Rezervo vizitënÇdo pacient trajtohet sipas nevojave të tij, me vëmendje të plotë dhe qasje individuale.
Ne zbulojmë dhe trajtojmë problemet herët, për të ruajtur shëndetin tuaj afatgjatë.
Diagnoza e saktë me pajisje të avancuara si skaner intraoral, lazeri kirurgjikal, grafia panoramex dhe skaneri 3D.
Nga higjena profesionale dhe terapia, deri tek kirurgjia orale, implantologjia, ortodoncia dhe maskerinat transparente.
Qasje e butë dhe e kujdesshme për të krijuar rehati dhe siguri gjatë çdo vizite.
Çdo hap i trajtimit shpjegohet qartë, që ju të jeni gjithmonë të informuar dhe të sigurt.
Pa kosto të fshehura, me shpjegim të plotë të çdo procedure përpara fillimit të trajtimit.
Çdo rast trajtohet nga specialistët përkatës, duke siguruar kujdes profesional në çdo fushë të stomatologjisë.
Çdo procedurë realizohet në kushte strikte sigurie dhe steriliteti për mbrojtjen e pacientit.
Kontroll dhe monitorim pas procedurave për rezultate afatgjata.
Pacienti e di gjithmonë çfarë po ndodh dhe pse.
Jo vetëm trajtim — por edhe mësim si të ruani shëndetin oral.

Dental Land
Duke u ngarkuar…